Rreziku

Rreziku

Xhevahir SPAHIU

ISBN 978-99927- 889-0-9
160 faqe
Çmimi 400 lekë
Tiranë, 2003

Pas librave të mirëpritur nga lexuesi dhe të çmuar nga kritika, poeti Xh. Spahiu risjell përmes librit “Rreziku” vokacionin e gjithçkaje të mirë që autori trashëgon prej “unit të tij të pazhbëshëm poetik”, veshur kjo me petkun përherë të freskët, ndonëse herë-herë tragjik, të vargjeve të tij zanorë. “Një popull i vrarë do t’ish më fatzi,po qe se nuk vriteshin dhe poetët e tij”.
Udha - poezi të zgjedhura me 2 vëllime

Udha – poezi të zgjedhura me 2 vëllime

Xhevahir Spahiu

ISBN 978-99943-720-8-4
ISBN 978-99943- 720-9-2
240 faqe
Çmimi 1000 lekë (vëll. 1), 1000 lekë (vëll. 2)
Tiranë, 2005

Ndjeshmërinë dhe temperamentin individual të Xhevahir Spahiut e stolis natyra e mprehtë e të vërejturit si dhe natyra e ekspresionit kreativ, sugjestiv, natyra e formësive të ngjeshura dhe të shtresimeve kuptimore, natyra e refleksit dhe imazheve të pasura... çdo njësi e shprehjes poetike në këtë vepër gjakon pas dendësisë dhe tensionit maksimal, gjakon koncentrimin maksimal ideoestetik.
Strabizëm

Strabizëm

Arian Leka

ISBN 978-99943-637-7-8
112 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2005

Arian Leka ka një veçanti: konkurron me poetikë, madje me një poetikë të rrallë. Ai mund të quhet poeti i detit dhe i fluturimeve pindarike. Një poezi e shkruar thellësive dhe e kënduar në lartësi. Arian Leka mendon dhe ndjen gjuhësisht.
Anija e gjumit

Anija e gjumit

Arian Leka

ISBN 978-99943-648-1-2
138 faqe, ribotim
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2006

Poezia e Arian Lekës, tek libri “Anija e gjumit”, është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë. Ali Aliu Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek Anija e Gjumit, është afrimi me eksperimentin e avangardës - një çudi kaleidoskopike, përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale. Ervin Hatibi
Libër deti

Libër deti

Arian Leka

ISBN 978-99956-29-45-8
176 faqe
Çmim 500 lekë
Tiranë 2009

12 muaj kushtuar detit, njerëzve që i qëndruan përballë dhe atyre që i kthyen shpinën. 4 stinë për dashurinë dhe një qytet – Durrësin në historinë dhe përditshmërinë e tij. Dhe të gjitha nën një trill: Lundrimi ka rëndësi, jo jeta, thjesht. Deti në librin e Arian Lekës është një pjesë e planetit, që shumë e duan, por pak e njohin. Një vend magjik dhe i rrezikshëm, ku trupi e shpirti përshtaten e bëhen njësh. Deti përsëri, pengesë dhe mundësi.
Ndreqje gabimesh

Ndreqje gabimesh

Arian Leka

ISBN 978-99956-29-74-8
80 faqe
Çmim 500 lekë
Tiranë 2010

Ndreqje gabimesh i poetit Arian Leka hyn tek librat profanë. Por pavarësisht nga kjo pyetja mbetet: A duhen ndrequr gabimet e vjetra me gabime të reja, siç ngulmohet më se një herë në poemë? Përgjigjja është: sipas dëshirës, ad libitum. Si t’ju pëlqejë. Ndreqje gabimesh…! Po cilat gabime, çfarë duhet e mund të ndreqet? Ç’mund dhe ç’duhet të shohim përtej marrëdhënies mes mashkullit dhe femrës?
Avangardë engjëjsh

Avangardë engjëjsh

Agron Tufa

ISBN 978-99943-788-0-5
168 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2005

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë “Gorki” 1994-1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX, në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime, romane, tregime dhe miniatura. Krijimtaria e tij është botuar në revista e periodikë letrarë europianë. Ka fituar disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dheu njerëzor

Dheu njerëzor

Gentian Çoçoli

ISBN 978-99943-887-4-6
56 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2006

Gentian Çoçoli është një nga emrat e përveçëm të poezisë së re shqipe. Vëllimi i tij poetik “Perimetri i hirit” është vlerësuar me çmimin “Penda e Argjendë”, në vitin 2002.
Shenjat e dorës

Shenjat e dorës

Lindita Arapi

ISBN 978-99943-43-08-9
108 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2006

…përherë e papre ky zë, timbri i tij plot dritëhije dëgjohet gjithmonë në vargjet e poetes Lindita Arapi, një metrikë e heshtur dhe e fshehtë: (gjithmonë) vazhdueshëm në luhatje, vibrim, shkrirje njësh nga figura në figurë, mes Momentales dhe së Vazhdueshmes, lënie lamtumire dhe Rikthimi; Ludvig Hartinge
Gjumi i tokës

Gjumi i tokës

Ali Podrimja

ISBN 978-99943-43-54-6
144 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2007

Ali Podrimja bën pjesë në bërthamën e poetëve që hynë në letërsinë shqipe në gjysmën e dytë të shek. XX dhe që - me dhimbje e mundime prometeiane – hapën udhën për një zhvillim të fuqishëm të poezisë sonë. Ali Podrimja është një shpirt e një mendje përherë në kërkim: në kërkim të lirisë, atdheut, njeriut. Janë këto temat më të rëndësishme, të cilave poeti do t’u kthehet sërish e sërish duke krijuar universin e tij poetik. Kosova është kryetema poetike e Podrimes. (Fatos Arapi) . Ali Podrimja qëndron “zgjuar si një engjëll mbrojtës mbi kokë-fatin e saj.” Ali Aliu
Sa pak qiell

Sa pak qiell

Pano Taçi

ISBN 978-99927-866-2-0
144 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2003

Pano Taçi është një nga poetët e rrallë të sotëm shqiptarë - autor i disa librave poetikë, i një drame poetike dhe një ditari kujtimesh nga vitet e burgjeve. Ndër librat poetikë, autorin e njohim poet që këmbëngul rrugës së trazuar nga Lasgush Poradeci, prej të cilit vazhdon ta “dresojë” dhe “urtojë” muzën e tij poetike. Një kaptinë më vete janë poezitë e tij të “egra”, të cilat e kapërcejnë etikën e epokës sonë, diçka që sëmbis së brendshmi njeriun dhe që mund të lexohet me zë të ulët dhe me gaz. Në përgjithësi, poeti ynë është poet i intimës personale, fat të cilin ai e ka zgjedhur si shpatë për të mbrojtur shpirtin e tij nga furtunat që i kanë shkaktuar vitet e egra të burgjeve. Nehas Sopaj
Fytyrë e panjohur

Fytyrë e panjohur

Sadik Bejko

ISBN 978-99943-695-4-7
80 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2005

Sadik Bejko ka lindur më 1944 në fshatin Kómar të Tepelenës. Ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Vepra e tij është vlerësuar nga kritika. Ministria e Kulturës i ka dhënë çmimin “Penda e argjendtë” 1998, për vëllimin Letër Hamurabit, si vëllimi më i mirë i vitit. Një ogur i mbarë... pasuron poezinë shqipe me forma teknike... dëshiron të na bindë se fjala shqipe mund të bëjë mrekulli.
Me mujt me fjet

Me mujt me fjet

Ledia Dushi

ISBN 978-99956-29-35-9
40 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2009

Ledia Dushi ishte vetëm njëzet vjeç kur botoi librin e saj të parë me poezi, Ave Maria bahet lot (1997), e cila menjëherë i solli asaj njohjen dhe Çmimin Kombëtar për poezinë më të mirë të vitit, Penda e Argjendtë (1998), akorduar nga Ministria shqiptare e Kulturës. Përmbledhja e saj e dytë, Seancë Dimnash (1999), përsëriti thelbin poetik të mëparshëm, strukturuar rreth një gjendjeje krejt të veçantë lidhur me fëmijërinë, dashurinë, dëshirën, përjetësi...
Nëntë trojat

Nëntë trojat

Luljeta Dano

ISBN 978-99943-43-63-8
120 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2007

Prozodia e poemit LINDJA E DIELLIT NË MAL TË TOMORRIT është apostrofi prehistorik i dhembjes. Lindja E Diellit Në Mal Të Tomorrit, si edhe ritmi, është fenomen prehistorik. Njerëzit e parë të shpellave kanë përdorur fjalëza të ritmuara me egërsirat e gjahut të tyre me anë të të cilit siguronin jetesën. Kanë përdorur si besim pëshpërima magjike, u kanë këngëzuar shtazëve të plagosura, kanë shoqëruar me këto fjalëza dhembjen e bishave të përgjakura gjysmë të gjalla. Kjo qe saktësisht ajo që unë ndjeva si lexuese, pas botimit. Rudimentin!