Prozatori i ri, siç i thonë disa, është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Përmes krijimtarisë së gjerë, Ardian-Christian Kyçyku na ka bindur tanimë se është një qendër rëndese, larg, por jo jashtë letërsisë sonë. Subjektet e tij ushqejnë dilemën e hershme se fantazitë pjellin realitete dhe se bota ekziston veç për t'u shpallur si libër.