Historitë e arushit Pok vijojnë me aventura të reja. Arinjtë janë zgjuar nga gjumi dimëror, bimët po lulëzojnë, ka ardhur pranvera. Natyra është e bukur ngado, ndaj Poku dhe shokët e tij nisin aventura të reja. Së bashku vendosin të shkojnë në qytet në një vend të panjohur dhe plot të papritura. Por çfarë ndodh me miqtë e vjetër, do ta gjesh në librin tjetër. Përrallë në vargje me histori gazmore dhe ilustrime shumëngjyrëshe, që nuk do ta harroni kurrë...