Poku Çamarroku së bashku me shokët e tij, Bubllapushin dhe Ketrin Pim-Pim nisen për në qytet, në kopshtin zoologjik. Ariu Bablok është në vështirësi ndaj Poku Çamarroku nuk mund të rrijë duarkryq. Ai së bashku me miqtë e tij besnikë të pyllit organizojnë një plan të vërtetë shpëtimi. A do munden vallë ta realizojnë misionin e tyre? Zbulojeni duke lexuar përrallën në vargje plot ngjarje, emocione të paharrueshme dhe ilustrime shumëngjyrëshe.