Mijëra flokë dëbore vallëzonin në qiell, por pak prej tyre zmadhoheshin e i afroheshin tokës, aq sa ngjanin si zogj të mëdhenj të bardhë. Rrëshqitësja ndaloi dhe Kaji vuri re diçka të pabesueshme: nën gëzofin e bardhë prej dëbore u shfaq një grua e bukur, si një vegim vezullues bardhësie. Ishte Mbretëresha e Dëborës. Gjithë magjia e kësaj përralle klasike, të mrekullueshme, të Hans Kristian Andersenit është sjellë me ilustrimet mahnitëse të Manuela Adreanit.