Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike. Teksa përshkruante punën e tij, Borgesi shkruante: “Unë nuk jam as mendimtar as moralist, por thjesht një njeri i letrave, që respekton sistemin e të menduarit, i shkruan mendimet e tij në atë formë letërsie, të cilën ne e quajmë filozofi.”