"Proza e Tufës është më e bukura që më ka qëlluar të lexoj në këto dhjetë vjetët e postkomunizmit." Një vështrim i çuditshëm dhe përshkrim i historisë së një Uni, histori që i shtrin kufijtë nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dështim, histori që është kohë, njëherësh e secilit dhe e askujt.