Ne rrisim dragonj. Dragonj që ndryshojnë ngjyrat, që ngrijnë dhe nga ata që e mbushin qiellin me flakë. Ulemi këmbëkryq rreth pemës sonë me fruta dragoi dhe e vëzhgojmë e presim që të lindin dragonjtë tanë. Por duhet t’ju them diçka. Prandaj vazhdoni të lexoni, sepse nuk e keni dëgjuar ende të gjithë historinë. Se, po ta dëgjonit, mbase nuk do të nguteshit për të rritur vetë një dragua. “Joshje e parezistueshme...një klasik modern” - Guardian