Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzinës, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur – nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë – dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar lehtë.