Bazat e komunikimit hidhen që në fëmijëri. Një tingull i shqiptuar saktë, do të thotë një fjalë e mësuar dhe përdorur bukur më vonë. Gjuha angleze është bërë tanimë, një gjuhë globale. Pas gjuhës amtare ajo është gjuha që ndeshim më shpesh, kudo. Filmat për fëmijë, libra, lodra janë të bazuar mbi këtë gjuhë. Në këtë botim: dëgjon anglisht shkronjat dhe fjalët; mëson të shkruash anglisht; shikon figurat zbavitëse; lexon vargjet gazmore.