Letërsi për fëmijë

Djali që fluturoi me dragonj



Djali që fluturoi me dragonj

Andy Shepherd

ISBN 978-9928-272-60-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Ne rrisim dragonj. Dragonj që ndryshojnë ngjyrat, që ngrijnë dhe nga ata që e mbushin qiellin me flakë.
Ulemi këmbëkryq rreth pemës sonë me fruta dragoi dhe e vëzhgojmë e presim që të lindin dragonjtë tanë. Por duhet t’ju them diçka.
Prandaj vazhdoni të lexoni, sepse nuk e keni dëgjuar ende të gjithë historinë. Se, po ta dëgjonit, mbase nuk do të nguteshit për të rritur vetë një dragua.
“Joshje e parezistueshme...një klasike moderne” - Guardian
Djali që jetoi me dragonj



Djali që jetoi me dragonj

Andy Shepherd

ISBN 978-9928-272-61-4
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Mirë se erdhët, o të çmendur për dragonj! Ma do mendja se këtë libër e zgjodhët për njërën nga këto dy arsye:
1) Keni dëgjuar që ne rritim dragonj, e ju ka hipur edhe juve në kokë që t’u hyni bëmave me lëshim zjarri.
2) E keni gjetur pemën me fruta dragoi e tani jeni bërë me dragua, por nuk dini se ç’të bëni me të.
Nga e di unë? Se e njëjta gjë na ndodhi edhe neve.
“Lloji i librave që pëlqej unë –i ngrohtë, plot humor dhe ndjenjë” - Polly Faber
Djali që rriti dragonj



Djali që rriti dragonj

Andy Shepherd

ISBN 978-9928-272-53-9
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Ne rrisim dragonj. Dhe, sa për ta ditur, ata janë një bela shumë më e madhe se kastravecët!
Ndotin në trahananë e babit? Të ndjekin macen? I vënë zjarrin furçës së dhëmbëve?
Po ju them edhe diçka tjetër. Sytë e tyre si diamant shkëlqejnë kur të shohin. Fryma e tyre e ngrohtë të gudulis veshin. Dhe duhet ta mbani të fshehtë, sepse kush nuk do të donte një dragua?
Deni Dingëll – Mirënjohje GAZrore



Deni Dingëll – Mirënjohje GAZrore

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-58-4
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Si t’ia bësh për të fshehur një operacion spiunazhi supersekret? Mund të përdorësh pushimet e mërzitshme familjare “për t’i maskuar”! (S’DO MEND). GTSH është banda e re muzikore super e paparë e Surrathekurit, ndaj Deni dhe Persi janë të vendosur të imitojnë idhullin e tyre e ta tundin. Jo vetëm ata, por e gjithë shkolla çmendet pas tyre. Me betejën mes bandave muzikore, që pritet të zhvillohet, ata gjenden përballë s idës më të madhe në jetë. Vallë, a do t’ia dalin mbanë, apo do t’i dalë tymi kësaj pune?
Deni Dingëll – Këmbëhekuri i Fuqishëm



Deni Dingëll – Këmbëhekuri i Fuqishëm

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-57-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Deni Dingëlli – i rrezikshëm për fqinjët dhe kërcënim për kafshët e tyre shtëpiake – është rikthyer! Ndodhi që, duke provuar nëse funksiononte apo jo shpikja e tyre më e re, rrezengrirësi, ngordhi kameleoni fitues i disa çmimeve të zotit Nesbit. Kështu, “për të mësuar disiplinën”, Deni dhe Persi dërgohen të ndjekin kursin e xhuxhicusë... OPALA! Në vend që të ndodhë kjo, ndodh që të vihet në provë të rëndë miqësia mes tyre. A mundet që ndërtimi i robotit shpartallues më të fuqishëm në botë ta rikthejë miqësinë mes tyre?
Deni Dingëll – Avioni i Drejtësisë



Deni Dingëll – Avioni i Drejtësisë

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-56-0
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

MË NË FUND, pushimet verore erdhën! Tani që shkolla mbaroi, Deni Dingëll ka plot kohë të merret me supershpikjet e tij. URRA! Një kongres fantashkence dhe një konkurs makinash fluturuese, ua rriti shpresat Denit dhe Persit, të cilët mezi presin t’i bien në sy Surrathekurit. Por mami ka thurur të tjera plane për ta. (Nëse do një verë të qetë e pa andralla, besoja asaj!) Tashmë, ajo që ka rëndësi është pyetja: a do të jetë kampi veror aq I TMERRSHËM sa duket?
Deni Dingëll – Nëndetësja Supersonike



Deni Dingëll – Nëndetësja Supersonike

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-55-3
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Deni Dingëll, supershpikësi ynë i parapëlqyer FANTASTIK, vjen sërish, dhe këtë herë; ai do t’u bashkohet SKAUTISTËVE! (Të gjithë e dinë që SKAUT do të thotë Spiunët e Klubit Absolutisht Ultrapërgjues të Tmerrshëm, apo jo?) Teksa përballen në një kamp të rrezikshëm në Skocinë “me diell”, a do të munden Deni dhe Persi të shpëtojnë? Dhe, mbi të gjitha, a do mundet Deni të ndërtojë nëndetësen supersonike më të paparë TË TË GJITHA KOHËRAVE? Për ta zbuluar lexoni këtë libër plot me aventura!
Deni Dingëll – Makina e Hekurt



Deni Dingëll – Makina e Hekurt

Angie Lake

ISBN 978-9928-272-52-2
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Njihuni me Deni Dingëll, ndryshe fytyrëeksperimentali (Ha-ha) - spiuni supersekret dhe ndihmësi i ardhshëm i të madhërishmit superhero, Surrathekuri. Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig. (Ata janë gjithashtu hileqarë të mëdhenj!) A mundet që pija cola superbulëzuese e babait të Denit t’i ndihmojë ata? Apo do të jetë Superqeni, që do t’u vijë sërish në ndihmë?
Shkolla e Njëbrirëshave – Freja dhe Mjalti



Shkolla e Njëbrirëshave – Freja dhe Mjalti

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-50-8
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Freja dhe Mjalti po shijojnë aventurat në Shkollën e Njëbrirëshave. Freja është e shkëlqyer për të shpikur gjëra, kurse Mjaltit i pëlqen të eksplorojë. Në shkollë po ndodhin gjëra të çuditshme. Kur Freja dhe Mjalti zbulojnë papritur një tunel të fshehtë dhe vendosin të hetojnë rreth tij, u duhet të përdorin të gjithë zotësinë e tyre për t’u kthyer shëndoshë e mirë...
Shkolla e Njëbrirëshave – Matilda dhe Perla



Shkolla e Njëbrirëshave – Matilda dhe Perla

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-47-8
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Matilda dhe Perla po ia kalojnë shumë bukur në Shkollën e Njëbrirëshave. Të dyja kanë shumë fantazi dhe janë më të mirat për të treguar histori. Janë partnere të përsosura! Gjatë një kampingu në pyll, Matilda, Perla dhe shoqet e tyre zbulojnë që pema më e lashtë e ishullit po e humbet magjinë e vet. Ato janë të bindura se dikush është shkaktar, por duhet ta gjejnë sa më parë, që ta ndalojnë!
Shkolla e Njëbrirëshave – Ariana dhe Pëshpëritësi



Shkolla e Njëbrirëshave – Ariana dhe Pëshpëritësi

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-48-5
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Arianës i pëlqen ta kalojë kohën te stallat e Shkollës së Njëbrirëshave dhe të kujdeset për njëbrirëshin e saj të bukur, Pëshpëritësin. Ajo shpreson që ndryshimet ndërmjet tyre të mos i pengojnë që të lidhen! Kafshët po e braktisin pyllin dhe të gjithë janë të shqetësuar. Ariana dhe Pëshpëritësi duhet të tregohen të guximshëm për t’i mbrojtur shokët e për t’i kthyer kafshët shëndoshë në shtëpi...
Shkolla e Njëbrirëshave – Roza dhe Kristali



Shkolla e Njëbrirëshave – Roza dhe Kristali

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-51-5
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Roza fluturon nga gëzimi që do të fillojë të ndjekë Shkollën e Njëbrirëshave. Nuk i pritet sa të nisë një aventurë të madhe me njëbrirëshin e saj fantastik, Kristalin! Kur harta magjike ndalon së funksionuari, Roza është e bindur që zgjidhja gjendet te një udhëtim i fshehtë për në Shpellën Rrezatuese. Por, për ta gjetur atë, ajo dhe Kristali duhet të mësojnë si të punojnë së bashku... dhe sa më shpejt!
Shkolla e Njëbrirëshave – Olivia dhe Flokëbora



Shkolla e Njëbrirëshave – Olivia dhe Flokëbora

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-49-2
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Olivia ndihet shumë e lumtur që është në Shkollën e Njëbrirëshave. Ajo shpreson që njëbrirëshja e saj, Flokëbora, ta zbulojë magjinë e saj para ditës së diplomimit! Të gjithë janë të zënë me zbukurimin e shkollës për ballon e diplomimit, por dikush përpiqet t’ua prishë festën. Olivia dhe Flokëbora janë të vetmet që mund ta shpëtojnë festën e asaj dite... dhe shkollën!
Shkolla e Njëbrirëshave – Lajla dhe Kërcimtari



Shkolla e Njëbrirëshave – Lajla dhe Kërcimtari

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-46-1
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Lajlës nuk i besohet se sa me fat është që ndodhet në Shkollën e Njëbrirëshave! Ajo e do shumë njëbrirëshin e saj energjik, Kërcimtarin, edhe pse ka frikë të kërcejë ose të vrapojë me të si të gjitha shoqet. Kur pemët rreth Liqenit Shumëngjyrësh fillojnë të vyshken, Lajlës i duhet të marrë guximin për t’u nisur me Kërcimtarin në një aventurë të rrezikshme për të gjetur zgjidhjen!
Shkolla e Njëbrirëshave – Izabela dhe Reja



Shkolla e Njëbrirëshave – Izabela dhe Reja

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-45-4
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Izabelës i pëlqen të vrapojë përqark shkollës me njëbrirëshen e saj të mrekullueshme, Renë. Asaj nuk i pritet që ajo të zbulojë fuqinë e vet magjike! Dikush i ka bërë një magji të keqe Liqenit Shumëngjyrësh. Izabela dhe Reja duhet të mësojnë që të kenë besim te njëra-tjetra, teksa nisen në një aventurë të rrezikshme që të shpëtojnë shkollën...
Shkolla e Njëbrirëshave – Eva dhe Yllka



Shkolla e Njëbrirëshave – Eva dhe Yllka

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-43-0
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Eva me Yllkën e duan shumë kopshtin e tyre të mrekullueshëm në Shkollën e Njëbrirëshave, sepse atje rritin bimët e tyre magjike. Kur zhduken luleshtrydhet, pa të cilat njëbrirëshat nuk rrojnë dot, Eva me Yllkën janë të vetmet që mund ta zgjidhin problemin. Ato duhet të gjejnë më shumë nga këto luleshtrydhe të veçanta, që magjia e njëbrirëshave të mos humbasë.
Shkolla e Njëbrirëshave – Skarleta dhe Flakërima



Shkolla e Njëbrirëshave – Skarleta dhe Flakërima

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-42-3
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Skarletës dhe Flakërimës u pëlqen shumë Shkolla e Njëbrirëshave. Ajo është vendi më i përsosur për t’u dëfryer dhe për të qenë edhe pak çamarrokë! Liqeni Shumëngjyrësh fillon të ngrijë dhe rrezikohet të mbyllet shkolla! Por Skarleta dhe Flakërima s’e durojnë dot ndarjen, prandaj vendosin të zbulojnë shkakun e ngrirjes së liqenit e të ndreqin gjithçka...
Shkolla e Njëbrirëshave – Sofia dhe Ylberi



Shkolla e Njëbrirëshave – Sofia dhe Ylberi

Julie Sykes

ISBN 978-9928-272-41-6
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2020

Sofia është shumë e lumtur që hyri në Shkollën e Njëbrirëshave. Ajo beson se Ylberi, njëbrirëshi i saj i mrekullueshëm, do të bëhet shoku i saj më i ngushtë. Kur Liqeni Shumëngjyrësh merr nuanca të çuditshme dhe magjia e njëbrirëshave fillon të shkojë keq, Sofia me Ylberin e dinë se si ta ndreqin. Por duhet të tregohen të guximshëm dhe t’i hyjnë një aventure të rrezikshme në pyll...
Roul Xheferson paraqet: Aventurat e shokut fantastik



Roul Xheferson paraqet: Aventurat e shokut fantastik

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-62-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

AVENTURA JU PRET! Prej imagjinatës së Roul Xhefersonit vjen një aventurë e përmasave epike. Bashkohuni me Rolandin dhe shokun e tij të ngushtë, Garg Barbarin, teksa lënë fshatin e tyre të rehatshëm dhe nisen në një mision për të shpëtuar mamin e Rolandit nga Magjistari i Bardhë. Do të arrijnë heronjtë tanë të mbijetojnë? Zbulojeni në “Aventurën e një shoku fantastik” të Roul Xhefersonit. Kërkoni për ndonjë aventurë të një tipi krejt tjetër? Atëherë hidhini një sy “Ditarit të një shoku fantastik”, ku historia që të shkul së qeshuri e Roul Xhefersonit ka në qendër të vëmendjes shokun e tij më të ngushtë, Greg Heflin!
Ditari i një shoku fantastik – Ditari i Roul Xhefersonit



Ditari i një shoku fantastik – Ditari i Roul Xhefersonit

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-40-9
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Unë jam Roul Xhefersoni dhe ky është libri im. Tani kam edhe unë ditar si shoku im Gregu. E titullova librin "Ditari i një shoku fantastik", sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua, do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. Ndonjëherë prindërit më thonë ca gjëra që më bëjnë të mendoj se ata nuk kanë të njëjtin mendim si unë për Gregun. Neve nuk na pëlqen Gregu. Nejse, shpresoj që libri im t'ju pëlqejë, ngaqë kam punuar shumë për të. Dhe uroj që t'i pëlqejë edhe shokut tim, Gregut.
Ditari i Gregut – Nr.13



Ditari i Gregut – Nr.13

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-59-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Kur shkolla e Greg Heflit mbyllet për shkak të dëborës, e gjithë lagjja e tij shndërrohet në një fushëbetejë dimërore. Grupet rivale luftojnë për territore, ndërtojnë fortesa masive dëbore dhe bëjnë luftime epike me topa bore. Dhe në qendër janë Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Bëhet një luftë e ashpër për mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heronj? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, për të parë të nesërmen?
Ditari i Gregut – Nr.12



Ditari i Gregut – Nr.12

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-54-6
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Greg Hefli dhe familja e tij largohen nga qyteti. Për t'iu shmangur motit të ftohtë dhe stresit të festave që po afrohen, ata vendosin të shkojnë në një ishull tropikal. Ca ditë në parajsë do të ishin një mrekulli për Gregun dhe familjen e tij të rraskapitur. Por Heflit do të zbulojnë shpejt se parajsa nuk është ajo që mendohet. Dielli përvëlues, problemet me stomakun dhe insektet helmuese, të gjitha këto përbëjnë një kërcënim për pushimet e tyre. Do t'u dalë për mirë ai udhëtim apo arratisja në ishull do të përfundojë në katastrofë?
Ditari i Gregut – Nr.11



Ditari i Gregut – Nr.11

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-39-3
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2020

Trysnia mbi Greg Heflin sa vjen e shtohet. Mami i tij mendon se videolojërat po ia bëjnë trurin dhallë, prandaj do që i biri ta lërë tastierën dhe t'i hyjë zbulimit "të anës krijuese" të vetes. Dhe, si të mos mjaftonte kjo frikë, po vjen Hallouini dhe frikërat e presin Gregun në çdo cep. Kur zbulon një qese me çamçakëzë si krimba, i shkrep në kokë një ide. Po sikur Gregu t'i bëjë një surprizë mamit duke xhiruar një film... dhe ndërkohë ai film ta bëjë të pasur dhe të famshëm? Apo këmbëngulja ndaj këtij plani thjesht sa do t'ia dyfishojë telashet
Ditari i Gregut – Nr.10



Ditari i Gregut – Nr.10

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-36-2
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2019

Dikur jeta ka qenë më e bukur. Apo jo? Kjo është pyetja që ngre Gregu, teksa qyteti i tij stakon pajisjet elektronike vullnetarisht. Por jeta moderne ka komoditetet e veta dhe Gregu s'është prerë për një botë të stilit të vjetër. Me tensionin që ngrihet brenda dhe jashtë shtëpisë së Gregut, a do ta gjejë dot Gregu një mënyrë për të mbijetuar? Apo jeta sipas stilit të vjetër, për një fëmijë si Gregu, është tepër e vështirë?
Ditari i Gregut – Nr.9



Ditari i Gregut – Nr.9

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-33-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2019

Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzinës, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur – nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë – dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar lehtë.
Ditari i Gregut – Nr.8



Ditari i Gregut – Nr.8

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-31-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2019

Greg Hefli është në një periudhë dështimesh. Shoku i tij i ngushtë, Roul Xhefersoni, e ka braktisur dhe të gjesh shokë të rinj në shkollën 9-vjeçare, është thuajse e pamundur. Për të kthyer rrotën e fatit, Gregu vendos t'i hyjë rrugës së besimit dhe t'ia lërë vendimet e tij rastësisë. A do të marrin fund mbrapshtitë me një rrotullim zaresh, apo jeta e Gregut është e taksur për t'u kthyer në një histori tjetër fatkeqe?
Ditari i Gregut – Nr.7



Ditari i Gregut – Nr.7

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-272-19-5
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2018

Dashuria është në ajër... por ç'do të thotë kjo për Greg Heflin? Një mbrëmje vallëzimi në shkollë ditën e Shën Valentinit ia ka kthyer botën përmbys. Ndërsa Gregu heq keq për të gjetur një partnere, e bren meraku se mos mbetet jashtë në të ftohtë natën e madhe. Edhe shoku i tij më i ngushtë, Rouli, nuk ka më shumë shpresa, por ky është një ngushëllim i vogël. Një kthesë e papritur i jep Gregut një partnere për të kërcyer dhe e lë jashtë Roulin. Por plot gjëra mund të ngjasin brenda një nate dhe, në fund, nuk ke nga ta dish asnjëherë se kush do të jetë me fat në dashuri.
Ditari i Gregut – Nr.6



Ditari i Gregut – Nr.6

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-99-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2018

Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryesor. Por çmenduria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por, kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora, ai do të përballet me muzikën, por a ka dënim më të keq se të ngecesh brenda me familjen tënde në ditët e pushimit?
Ditari i Gregut – Nr.5



Ditari i Gregut – Nr.5

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-77-5
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2017

Greg Hefli gjithnjë ka dashur të rritej sa më parë. Por a nuk është çmenduri të jesh i rritur? Gregu gjendet papritmas mes tensioneve të festave "djem e vajza", përgjegjësive në rritje, madje edhe ndryshimeve të frikshme që vijnë kur rritesh– dhe të gjitha këto pa pasur në krah shokun e ngushtë, Roulin. A mund t'ia dalë Gregu i vetëm? Apo i duhet të përballet me "të vërtetën e hidhur"?
Ditari i Gregut – Nr.4



Ditari i Gregut – Nr.4

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-60-7
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2017

Janë pushimet e verës... moti është i shkëlqyer dhe gjithë fëmijët kënaqen përjashta. Po Greg Hefli ku është? Brenda në shtëpi, duke luajtur videolojëra me perde të mbyllura. Gregu, që e pranon edhe vetë që është “shtëpiak”, na shpalos fantazinë e tij për verën: asnjë përgjegjësi dhe asnjë rregull! Por mami i Gregut e mendon ndryshe verën e përkryer... plot me veprimtari jashtë shtëpisë dhe sëbashku “si familje”. Plani i kujt do të fitojë? Apo një pjesëtar i ri në familjen Hefli do të ndryshojë gjithçka?
Ditari i Gregut – Nr.3



Ditari i Gregut – Nr.3

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-40-9
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2016

Tani e dimë mirë: Greg Heffley-i nuk heq dorë kurrë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t'ia shpjegojë babit të Gregut. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka... ndryshe do ta pësojë keq.
Ditari i Gregut – Nr.2



Ditari i Gregut – Nr.2

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-19-5
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2016

Vetëm për një gjë mos e pyesni Gregun, se si i kaloi pushimet e verës, sepse vetëm për to nuk ka qejf të flasë. Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron me gjithë shpirt që t'i harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit... sidomos një ngjarje. Por për fat të keq, vëllai i tij i madh, Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë për t'i nxjerrë sekretet... sidomos kur plekset një ditar në këtë mes "Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Ditari i Gregut – Nr.1



Ditari i Gregut – Nr.1

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-128-91-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2015

Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9-vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen. Në “Ditarin e Gregut” autori dhe ilustruesi, Jeff Kinney, na paraqet një hero ndryshe. Siç e thotë edhe Gregu: Mos prisni të lexoni gjë ra si “I dashur ditar kë shtu” a “I dashur ditar ashtu”! Për fat të mirë Gregu nuk i bën ato që thotë dhe ato që bën në të vërtetë janë gjëra krejt të ndryshme.
Ditari i një vajze



Ditari i një vajze

Anonime nga Viena

Përktheu: Arlinda Kondi
ISBN 978-99927-866-5-5
264 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2003

Me një rekomandime të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjith kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzane në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të vërtetë, ku kukullat shndërrohen në njerëz. Ç’i ndodh një vajze të re në këtë moshë? Ç’ndryshime dhe të fshehta ka shpirti i saj ende i pangjizur? Nën ndikimin e kujt formohet ajo në këtë fazë vendimtare të jetës, nën ndikimin e prindërve, të mësuesve, apo të shoqërisë? Ky libër psiko-filozofik tenton të shprehë gjithë rregëtimat e kësaj bote të fshehtë dhe të hapur dhe i drejtohet njëkohësisht gjithë atij brezi që po e bën këtë hap moshor, por edhe prindërve që duan ta kuptojnë fëmijën e tyre në këtë moshë.
Princi i vogël



Princi i vogël

Antoine de Saint-Exupéry

ISBN 978-9928-201-45-4
Çmimi 1000 lekë
Tiranë 2018

Në këtë libër, që është një nga kryeveprat letrare më të shquara e më të dashura të shekullit XX, e gjithë poezia e Princit të Vogël është sjellë me ilustrimet e Manuela Adreanit, një artiste e zonja që të rikrijojë udhëtimin imagjinar të heroit të saj për të zbuluar universin. Me ilustrimet e saj ka përçuar gjithë magjinë e kësaj historie, që është bërë përjetësisht klasike.
Mbretëresha e dëborës



Mbretëresha e dëborës

Hans Christian Andersen

ISBN 978-9928-201-44-7
Çmimi 1000 lekë
Tiranë 2018

Gjithë magjia e kësaj përralle të mrekullueshme të Hans Kristian Andersenit është sjellë me ilustrimet mahnitëse të Manuela Adreanit.
Pinoku



Pinoku

Carlo Collodi

ISBN 978-9928-201-43-0
Çmimi 1000 lekë
Tiranë 2018

Aventurat e pabesueshme të kukullës Pinok, që ka magjepsur lexues të vegjël të panumërt anembanë botës, të përmirësuara nga ilustrimet e mrekullueshme që rrokin gjithë magjinë dhe poezinë e këtij libri klasik të përjetshëm.
Liza në botën e çudirave



Liza në botën e çudirave

Lewis Carroll

ISBN 978-9928-201-42-3
Çmimi 1000 lekë
Tiranë 2018

Liza nis të ndjekë Lepurin e Bardhë që vrapon përpara saj, dhe bie brenda në një zgavër. Është hyrja e një bote të jashtëzakonshme, ku ligjet e fizikës janë zëvendësuar me ato të fantazisë, gjithçka e përshkruar me ilustrimet e mahnitshme që japin gjithë magjinë e Botës së çudirave.
Bubllapushi



Bubllapushi

Loredan Bubani

ISBN 978-9928-272-37-9
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2019
Si e pësoi Kokot mendjemadhi



Si e pësoi Kokot mendjemadhi

Loredan Bubani

ISBN 978-9928-201-80-5
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2017
Macja matematikane



Macja matematikane

Loredan Bubani

ISBN 978-9928-201-79-9
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2017
Borëbardha





Borëbardha


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-0-9
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Kësulëkuqja





Kësulëkuqja


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-2-3
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Hirushja





Hirushja


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-1-6
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Piter Pani





Piter Pani


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-5-4
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Pinoku





Pinoku


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-4-7
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Libri i Xhunglës





Libri i Xhunglës


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-3-0
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Kështjella e Princeshave





Kështjella e Princeshave


ISBN 978-99281-283-8-6
Çmimi 2000 lekë
Tiranë, 2013

Në një mbretëri shumë të largët, gjendet një kështjellë madhështore në të cilën do të takoni princa kurajoz, princesha të bukura, shtriga të liga dhe zana zemërmira, por në këtë festë mungon akoma dikush... pikërisht ti ! Nxito, të gjithë po të presin të hysh në dhomat magjike të kështjellës për të përjetuar aventura emocionuese !
Kështjella e Përrallave





Kështjella e Përrallave

ISBN 978-99281-283-7-9
Çmimi 2000 lekë
Tiranë, 2013

Na ishte një herë... një aventurë e gjatë, një ëndërr. Mirë se vini në këtë këshjellë magjike, për të zbuluar aventurat fantastike të princit Tristan. Ndiqni udhëtimin e tij dhe zbuloni përmes të papriturash personazhe magjike: katallan të këqinj, shtriga ziliqare, princesha të bukura, buratin të pabindur e shumë të tjerë. Do të mundet vallë Tristani ta shpëtojë të dashurën e zemrës Marjana? Nëse je trim e hyn në kështjellë, atëherë do ta zbulosh edhe ti...
Alfabet Zanor Anglisht





Alfabet Zanor Anglisht


ISBN 978-99281-282-0-1
Çmimi 1500 lekë
Tiranë, 2012
Alfabet Zanor Shqip





Alfabet Zanor Shqip


ISBN 978-99281-283-4-8
Çmimi 2000 lekë
Tiranë, 2013
Poku Çamarroku – Nr.1



Poku Çamarroku – Nr.1


ISBN 978-9928-128-66-9
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2013
Poku Çamarroku me skuadrën e tij – Nr.2



Poku Çamarroku me skuadrën e tij – Nr.2


ISBN 978-9928-128-66-9
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2014
Poku Çamarroku nis aksionin në pranverë – Nr.3



Poku Çamarroku nis aksionin në pranverë – Nr.3


ISBN 978-9928-128-79-9
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2014
Poku Çamarroku me shokët çlirojnë Ariun Bablok. Nr.4



Poku Çamarroku me shokët çlirojnë Ariun Bablok. Nr.4


ISBN 978-9928-128-86-7
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2015