Letërsi për fëmijë

Ditari i Gregut – Nr.1



Ditari i Gregut – Nr.1

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-128-91-1
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2015


Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9-vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen. Në “Ditarin e Gregut” autori dhe ilustruesi, Jeff Kinney, na paraqet një hero ndryshe. Siç e thotë edhe Gregu: Mos prisni të lexoni gjë ra si “I dashur ditar kë shtu” a “I dashur ditar ashtu” ! Për fat të mirë Gregu nuk i bën ato që thotë dhe ato që bën në të vërtetë janë gjëra krejt të ndryshme.
Ditari i Gregut – Nr.2



Ditari i Gregut – Nr.2

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-19-5
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2016


Vetëm për një gjë mos e pyesni Gregun, se si i kaloi pushimet e verës, sepse vetëm për to nuk ka qejf të flasë. Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron me gjithë shpirt që t'i harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit... sidomos një ngjarje. Por për fat të keq, vëllai i tij i madh, Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë për t'i nxjerrë sekretet... sidomos kur plekset një ditar në këtë mes "Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Ditari i Gregut – Nr.3



Ditari i Gregut – Nr.3

Jeff Kinney

ISBN 978-9928-201-xx-x
Çmimi 700 lekë
Tiranë 2016


Tani e dimë mirë: Greg Heffley-i nuk heq dorë kurrë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t'ia shpjegojë babit të Gregut. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka... ndryshe do ta pësojë keq.
Legjendat më të bukura vëll. 1



Legjendat më të bukura vëll. 1

Arian Leka

ISBN 978-99943-60-46-9
200 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2004

Në këtë përmbledhje do të flitet për zotat e parë që krijuan botën dhe jetën, për perënditë dhe perëndeshat olimpike: së pari për krijuesit pellazgjikë të mitit të zanafillës, Eurinomenë, gjarprit Ofion dhe Boreun. Më pas do të rrëfehet për Kaosin dhe për Kronosin, për Gean, Uranin, alfabetin etj. Kush e krijoi botën dhe si? Çfarë ishte bota para se të krijohej bota jonë? Po perënditë kush i krijoi?
Legjendat më të bukura vëll. 2



Legjendat më të bukura vëll. 2

Arian Leka

ISBN 978-99943-60-46-8
240 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2004

Në vëllimin e dytë të Legjendave flitet për heronjtë mitologjikë, të cilëve s’u mbeti gjurmë tjetër veç bëmave dhe emrit, lavdisë dhe veprave të mira që ata vinin mbi gjithçka. Ata ishin të gjithë bij perëndish, u ngjanin perëndive në shpirt, në shtat e në pamje. Heronjtë nuk trashëguan prej etërve pavdekësinë, por jetën e bujshme e të mbushur me zulmë dhe trimëri, si për të na dhënë shëmbëlltyra dhe vetëdijen se jeta, kur pasurohet me vepra, është edhe më e vyer se pavdekësia. Ata ishin të vdekshëm, por i pavdekshëm ishte njerëzimi që ruajti kujtimin e tyre.
Ditari i një vajze



Ditari i një vajze

Anonime nga Viena

Përktheu: Arlinda Kondi
ISBN 978-99927-866-5-5
264 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2003

Me një rekomandime të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjith kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzane në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të vërtetë, ku kukullat shndërrohen në njerëz. Ç’i ndodh një vajze të re në këtë moshë? Ç’ndryshime dhe të fshehta ka shpirti i saj ende i pangjizur? Nën ndikimin e kujt formohet ajo në këtë fazë vendimtare të jetës, nën ndikimin e prindërve, të mësuesve, apo të shoqërisë? Ky libër psiko-filozofik tenton të shprehë gjithë rregëtimat e kësaj bote të fshehtë dhe të hapur dhe i drejtohet njëkohësisht gjithë atij brezi që po e bën këtë hap moshor, por edhe prindërve që duan ta kuptojnë fëmijën e tyre në këtë moshë.
Gushkuqi



Gushkuqi

Novela botërore nga Migel Servantes, Çarl Dikens, Selma Lagerlof, Anton Çehov, Federiko Mistral, Rudiard Kipling

Përktheu: Silvana Leka
ISBN 978-99943-43-03-3
100 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2006

Seria e botimeve Shkalla e Artë sjell për lexuesit pjesën më të zgjedhur të krijimtarisë botërore. Mjeshtrat e mëdhenj të tregimit, komedisë, tragjedisë antike dhe romaneve bashkëkohorë vijnë në gjuhë të përshtatur për moshat e reja, por duke ruajtur elementët kryesorë të stilit të autorit, gjuhën e tij, personazhet dhe linjat kryesore të zhvillimit të subjektit. Ky është hapi i parë drejt një rruge pa fund, hap që nxit dëshirën e takimit me veprën origjinale dhe ëndjen e leximit.
Fluturimi i kapiten Stormfilldit



Fluturimi i kapiten Stormfilldit

Novela botërore nga Mark Tuen, Gustav Flober, Leon Tolstoi, Xhek London, Alfons Dode

Përktheu: Arian Leka
ISBN 978-99943-43-02-5
120 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2006

Seria e botimeve Shkalla e Artë sjell për lexuesit pjesën më të zgjedhur të krijimtarisë botërore. Mjeshtrat e mëdhenj të tregimit, komedisë, tragjedisë antike dhe romaneve bashkëkohorë vijnë në gjuhë të përshtatur për moshat e reja, por duke ruajtur elementët kryesorë të stilit të autorit, gjuhën e tij, personazhet dhe linjat kryesore të zhvillimit të subjektit. Ky është hapi i parë drejt një rruge pa fund, hap që nxit dëshirën e takimit me veprën origjinale dhe ëndjen e leximit.
Sot lejohet fluturimi – vjersha për fëmijë



Sot lejohet fluturimi – vjersha për fëmijë

Arian Leka

ISBN 978-99943-43-69-0
72 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2007

Në këtë përmbledhje do të gjeni vjersha, lojëra fjalësh, gjëegjëza të mbështetura në botën dhe gojëfolje fëminore. Përmes ndodhive gazmore do të takoni dy personazhe të këndshëm binjakësh, që paraqesin botën në sytë e vogëlushëve, për të cilët gjithçka është lojë, zbavitje, ngjyra, hare dhe aventurë.
Fantazma me sy njeriu



Fantazma me sy njeriu

Mira Meksi

ISBN 978-99943-637-9-4
64 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2004

Në guvën e lagësht të një eremite të vjetër ishin mbledhur fantazmat. Fantazmadhja mori një grusht drite dhe e hodhi në një magje guri. Pastaj hodhi edhe një tjetër, edhe një tjetër… Përzjeu dritën me dritë dhe zuri të ngjeshte brumin dritë. Brumi nuk lidhej dhe nuk i bindej Fantazmadhes. Fantazmat e tjera qenë përkulur mbi magje. Grushte të tjera me dritë, hidh e hidh. Kjo s’kish bërë kurrë vaki, të mos ngjizej dot një fantazmë me kaq shumë dritë. Fantazmadhja lëvizi duart dhe më në fund brumi mori formë. Dy sy të vërtetë njeriu mbinë në mes të asaj forme fantazme. Sy njeriu në trup fantazme!
Njerëzit e shquar të antikitetit



Njerëzit e shquar të antikitetit

Ralda Forzin - Beverly Tavio

Përktheu: Sonila Meksi
ISBN 978-99927-919-8-5
168 faqe
Çmimi 700 lekë
Tiranë, 2004

Ky libër enciklopedik, i vyer si për ata që dinë, ashtu edhe për ata që duan të mësojnë ende, na paraqet njerëzit e shquar të lashtësisë që 3000 vjet para Krishtit. Leximi i tij është një zhvendosje në kohë drejt Mesopotamisë, Egjiptit, Greqisë së Lashtë dhe Romës - arenat e veprës së perëndive dhe veprimit të heronjve më të mëdhenj të të gjitha epokave, atyre hapësirave ku u ngjizën për herë të parë idetë mbi shtetin, qeverisjen, filozofinë, artin, mënitë dhe bashkëjetesat e qytetërimeve. Gilgameshi, Aleksandri i Madh, Dari I, Jul Cezari, Keopsi, Akenatoni, Sokrati, Katoni plak, Diokleciani, Konstandini, Soloni, Neroni, Versingetoriksi, etj., janë disa nga personazhet e kësaj enciklopedie.
Borëbardha





Borëbardha


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-0-9
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Kësulëkuqja





Kësulëkuqja


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-2-3
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Hirushja





Hirushja


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-1-6
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Piter Pani





Piter Pani


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-5-4
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Pinoku





Pinoku


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-4-7
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Libri i Xhunglës





Libri i Xhunglës


Lexoi: Aishe Stari
ISBN 978-99281-284-3-0
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2013
Kështjella e Princeshave





Kështjella e Princeshave


ISBN 978-99281-283-8-6
Çmimi 2000 lekë
Tiranë, 2013

Në një mbretëri shumë të largët, gjendet një kështjellë madhështore në të cilën do të takoni princa kurajoz, princesha të bukura, shtriga të liga dhe zana zemërmira, por në këtë festë mungon akoma dikush... pikërisht ti ! Nxito, të gjithë po të presin të hysh në dhomat magjike të kështjellës për të përjetuar aventura emocionuese !
Kështjella e Përrallave





Kështjella e Përrallave

ISBN 978-99281-283-7-9
Çmimi 2000 lekë
Tiranë, 2013

Na ishte një herë... një aventurë e gjatë, një ëndërr. Mirë se vini në këtë këshjellë magjike, për të zbuluar aventurat fantastike të princit Tristan. Ndiqni udhëtimin e tij dhe zbuloni përmes të papriturash personazhe magjike: katallan të këqinj, shtriga ziliqare, princesha të bukura, buratin të pabindur e shumë të tjerë. Do të mundet vallë Tristani ta shpëtojë të dashurën e zemrës Marjana? Nëse je trim e hyn në kështjellë, atëherë do ta zbulosh edhe ti...
Alfabet Zanor Anglisht





Alfabet Zanor Anglisht


ISBN 978-99281-282-0-1
Çmimi 1500 lekë
Tiranë, 2012
Alfabet Zanor Shqip





Alfabet Zanor Shqip


ISBN 978-99281-283-4-8
Çmimi 2000 lekë
Tiranë, 2013
Poku Çamarroku – Nr.1



Poku Çamarroku – Nr.1


ISBN 978-9928-128-66-9
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2013
Poku Çamarroku me skuadrën e tij – Nr.2



Poku Çamarroku me skuadrën e tij – Nr.2


ISBN 978-9928-128-66-9
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2014
Poku Çamarroku nis aksionin në pranverë – Nr.3



Poku Çamarroku nis aksionin në pranverë – Nr.3


ISBN 978-9928-128-79-9
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2014
Poku Çamarroku me shokët çlirojnë Ariun Bablok. Nr.4



Poku Çamarroku me shokët çlirojnë Ariun Bablok. Nr.4


ISBN 978-9928-128-86-7
Çmimi 200 lekë
Tiranë 2015