Letërsi e përkthyer / Ese

Një kënaqësi e vetmuar



Një kënaqësi e vetmuar

Albert Camus

Përktheu: Sonila Meksi
ISBN 978-99943-607-7-7
80 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2004

“Unë nuk mund të jetoj pa artin tim. Por asnjëherë nuk e kam vendosur këtë art mbi gjithçka. Ai është i nevojshëm për mua, sepse nuk më ndan nga askush dhe më lejon të jetoj ashtu siç jam, bashkë me të gjithë të tjerët. Për mua arti nuk është një kënaqësi e vetmuar. Ai është një mënyrë për të prekur sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, duke u paraqitur atyre një imazh të privilegjuar të vuajtjeve dhe të gëzimeve të përbashkëta.”
Inkuizicionet e tjera



Inkuizicionet e tjera

Jorge Luis Borges

Përktheu: Astrit Cani
ISBN 978-99943-741-5-X
224 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2005

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike. Teksa përshkruante punën e tij, Borgesi shkruante: “Unë nuk jam as mendimtar as moralist, por thjesht një njeri i letrave, që respekton sistemin e të menduarit, i shkruan mendimet e tij në atë formë letërsie, të cilën ne e quajmë filozofi.”
Lamtumirë fjalë



Lamtumirë fjalë

Hart Wegner

Përktheu: Pirro Dollani
ISBN 978-99943-868-7-5
126 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2006

“Një fëmijëri e kaluar pranë televizionit do të shpjerë në një adoleshencë të ngujuar përballë kompjuterit. Dhe leximin kështu e merr lumi e bashkë me të edhe njeriun”. Kjo thënie e Harold Blumit hap qerthullin e parë mbi një nga sfidat e epokës virtuale - përballjen me kulturën e shkruar, leximin, rileximin si pohim të vlerës dhe shijes, me librin, format e prejardhura prej tij, me kabalan, hioroglifet, ideogramat dhe çdo shenjë tjetër që merr kuptimin tek fjala. “Lamtumirë fjalë”, kjo vepër, që ruan tingullin e romanit të Heminguejit, është një polemikë dhe elegji jo patetike për Fjalën, në çastin kur shoqëria shndërrohet në mjedis armiqësor ndaj librit, ku gjëja më e mirë për njerëzit është të qenët i gëzuar, qoftë edhe pa shkak.
Gjurmë karmike



Gjurmë karmike

Eliot Weinberger

Përktheu: Lluka Qafoku
ISBN 978-99943-43-41-6
264 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2007

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtryrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejtë mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara e me një gjuhë të ngjeshur e filmike, esetë e tij jane vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme. Vepra e tij nuk i ngjan pothuajse asgjëje të shkrimtarëve bashkëkohorë, duke qenë njëkohësisht po aq dëfryese sa trillimi letrar dhe po aq e gjallë sa shkrimi poetik, me ndaljet e saj të papritura në qoshet më të pazakonshme të globit ose në çaste të harruara të historisë njerëzore, e kulturuar, politikisht e angazhuar dhe e karakterizuar nga një intelekt tepër i mprehtë ironik.
Në kohën tonë



Në kohën tonë

Eugenio Montale

Përktheu: Iliriana Stringa
ISBN 978-99956-29-28-1
84 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2009

Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s’ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë. Meqë për Montale-n ky është misioni i poetit: ta kundrojë qenien nga larg, me dashuri e çinteresim. Eugenio Montale ka qenë - njëherësh e me dashuri të barabartë - poet, përkthyes, kritik letrar dhe muzikor. Pas një jete plot tituj e vlerësime, në 10 dhjetor 1975, në Stokholm, mbreti i Suedisë i dorëzon Montale-s Çmimin Nobel për letërsinë.