Letërsi e përkthyer / Prozë

Kallëzimi i një anijehumburi



Kallëzimi i një anijehumburi

Gabriel Garsia Marquez

Përktheu: Shpëtim Doda
ISBN 978-99927-926-8-X
144 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2003

Jemi në vitin 1984. Dy vjet më parë, autori ishte kurorëzuar me çmimin më të lartë e më të dëshirueshëm për një shkrimtar: çmimin Nobel për letërsi. Pavarësisht nga vlerat e padiskutueshme të librit, ky vlerësim i Katedrës Mbretërore të Stokholmit kishte ndikuar në përhapjen dhe përkthimin e tij në të katër cepat e dheut. Më 1984 protagonisti i librit hedh në gjyq Gabriel García Márquez-in dhe kërkon që t’i njihet autorësia e vetme e librit. Gjyqi mes autorit të librit dhe protagonistit të tij zgjati plot katërmbëdhjetë vjet, deri kur Gjykata Mbretërore e Madridit, më 1998, e hodhi poshtë kërkesën e paditësit, duke e njohur një herë e përgjithmonë Gabriel García Márquez-in si autor të vetëm të këtij libri.
Gjithë shpirtrat



Gjithë shpirtrat

Javier Maris

Përktheu: Shpëtim Doda
ISBN 978-99927-889-7-6
272 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2003

“Javier Marías ka një talent të jashtëzakonshëm, proza e tij arrin të ndërlidhë në mënyrë mahnitëse ironinë filozofike me dhembshurinë që përlindet prej qenies sonë të rrëgjosur, prej impulseve që na shtyjnë drejt vetëshkatërrimit.” The New York Book Review.
Postieri i Nerudës



Postieri i Nerudës

Antonit Skar meta

Përktheu: Rifat Ismaili
ISBN 978-99927-866-3-9
144 faqe
Çmimi 450 lekë
Tiranë, 2003

Në San Antonio, në Kili, i riu Mario Himenes, ish peshkatar, emërohet postier i fshatit të humbur të Isla Negrës. Detyra e tij ishte t’i dërgonte postën njeriut të vetëm që merrte letërkëmbimin në atë vend të harruar nga të gjithë, poetit të madh, Pablo Neruda. Midis këtyre dy njerëzve shumë të ndryshëm si formim dhe si kulturë, por të tërhequr nga një simpati e ndërsjellë, lindi një lidhje e papritur që do të zgjaste për një kohë të shkurtër, por që do të linte shenjat e një miqësie të thellë.
Gatopardi



Gatopardi

Guseppe Tomasi di Lampedusa

Përktheu: Islam Spahiu
ISBN 978-99927-939-1-0
288 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2003

Jemi në Sicili, në epokën e perëndimit burbonik. Në skenë është një nga familjet e aristokracisë më të lartë ishullore, në çastin e daljes në pah të kapërcimit të regjimit, kur përshpejtoheshin kohë të reja. I përqendruar tërësisht rreth një personazhi të vetëm, princit Fabricio Salina, lirik dhe kritik njëherësh, romani nuk i bën asnjë lëshim thurjes dhe romanceskut, aq të dashura për narrativën europiane të viteve ‘800. I përkthyer në të gjitha gjuhët, Gatopardi tashmë është një klasik i letërsisë italiane.
Njerëz dhe minj



Njerëz dhe minj

John Steinbeck

Përktheu: Fredi Proko
ISBN 978-99927-797-7-2
144 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2003

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për një vend që ta quanin “të vetin”. “Njerëz dhe minj” qe shkalla më e lartë për t’u ngjitur.
Koha për të ikur



Koha për të ikur

Ray Bradbury

Përktheu: Erind Myrtaj
ISBN 978-99927-866-7-1
208 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2003

Ray Bradbury është një nga shkrimtarët amerikanë më të njohur në botë. Krijimtaria e tij përfshin romane, tregime, publicistikë, skenare filmash. Vepra e tij është shpërblyer me çmimet më të mëdha letrare, si, Çmimi O’Henry, Çmimi Linkoln etj. Kritikët dhe lexuesit bashkohen në mendimin se 451 Farenheit (Farenheit 451 °) - përkthyer edhe në shqip në vitet ’80 - është kryevepra e këtij shkrimtari tepër aktiv deri në ditët e sotme. Megjithatë, tregimet e shkurtra, mbeten pjesa më përfaqësuese në krijimtarinë e këtij autori. Tematika e këtyre tregimeve sillet që nga realizmi kritik e deri tek futurizmi i subjekteve të së ardhmes.
Harpa e barit



Harpa e barit

Truman Capote

Përktheu: Faruk Myrtaj
ISBN 978-99927-866-6-3
160 faqe
Çmim 500 lekë
Tiranë 2003

Truman Capote (Truman Streckfus Persons) 1924-1984, është një nga shkrimtarët amerikanë më të shquar të shekullit XX. Romani “Harpa e barit” (The grass harp, 1951) është një vepër gati autobiografike, një histori e qashtërsisë së jetës në një shtëpi-pemë, simbolike, sa edhe reale, kthimi “në të harruarat” që koha na detyron të bëjmë, një krijim antikonformist ndaj brutalitetit shtypës të përditshmërisë. Truman Capote është nderuar me shumë çmime letrare, mes së cilave përmendim Çmimin O’Henry.
Lot të padukshëm



Lot të padukshëm

Anton ÇEHOV

Përktheu: Artian Guskiqi ISBN 978-99927-886-0-4
120 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2003

Këto tregime që botohen sot për herë të parë, i përkasin periudhës së hershme të krijimtarisë së Çehovit, kohë kur ai shkroi mjaft “fiction”-s, skica dhe pjesë teatrale. Në këto 24 tregime të shkurtra janë të gjitha farëzat e egra dhe të kultivuara të asaj krijimtarie që më pas do të çmohej si nga më tronditëset dhe më virtuozet në prozën e shkurtër botërore. Gjenden këtu fillimet e atij talenti rrezëllitës që e vështroi nga brenda botën e njeriut “pa emër”, plot me drama të përditshme, plot me tragjedi të vogla ku dhimbja dhe grotesku, absurdja dhe qesharakja të bëjnë t’u hapësh zemrën e t’u bësh vend krijesave që kanë nevojë edhe për ty...
Fëmijë mbi humnerë



Fëmijë mbi humnerë

Jerome David Salinger

Përktheu: Çelo Hoxha
ISBN 978-99943-648-6-3
216 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2004

“Fëmijë mbi humnerë” është një prozë e rrëfyer nga Holden Kolfilldi, djaloshi 16-vjeçar, i cili sapo është përjashtuar nga shkolla e tretë private, në përfundim të semestrit. Pjesa më e madhe e romanit është një rrëfim, herë tepër komik, herë me skena tragjike nga aventurat e tij në Manhatan. Holdeni është idealist deri në dhembje dhe ka vendosur të jetë i moralshëm në jetë. Ai i tregon së motrës se ka vendosur të jetë një “fëmijë mbi humnerë” - mbrojtës i fëmijërisë së pafajshme.
Një mik



Një mik

Fred Uhlman

Përktheu: Milena Ibro
ISBN 978-99943-720-5-X
104 faqe
Çmimi 400 lekë
Tiranë, 2005

Ky roman është një histori klasike që u drejtohet të gjithëve, por veçanërisht atyre që janë bashkëmoshatarë me personazhet kryesorë të librit: adoleshentëve. Pavarësisht nga koha, thelbi njerëzor mbetet përherë i njëjtë dhe vlerat humane: miqësia, dashuria, sinqeriteti, tradhtia përcillen brez pas brezi. Lexojeni këtë libër, dhurojuani këtë roman që ofron miqësi, të mëson të bësh miq dhe ta ruash me çdo çmim atë.
Jeta pasionante e Mopasanit



Jeta pasionante e Mopasanit

Stephen Coulter

Përktheu: Sonila Meksi
ISBN 978-99927-919-6-9
392 faqe
Çmimi 700 lekë
Tiranë, 2004

Mopasani dehej nga vera e jetës. Ai ndjente brenda tij një dashuri kafshërore dhe e thellë, mëshirëplotë dhe e shenjtë për gjithçka që jetonte, që rritej, për gjithçka që ishte një krijesë në sytë e të gjallëve. Dashuria dhe çmenduria kishin qenë temat kryesore të jetës së tij. U varros pa arkivol në varrezat e Monparnasit. Kishte shprehur dëshirën që të varrosej rrafsh në atë tokë që e kishte ushqyer; ajo iu plotësua. Ndërmjet atyre që nderonin për herë të fundit eshtrat e tij, ishin edhe dy gra që ai i kishte dashur: Hermina dhe Klemi. Ato u larguan, të heshtura dhe të kapura dorë për dore.
Rrëfimet e një pijedashësi



Rrëfimet e një pijedashësi

Jack London

Përktheu: Afrim Spahiu
ISBN 978-99927-919-9-3
248 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2004

I tillë ishte pra, zakoni i miqve të Xhon Barleikornit: nëse përfundonte mbarë një punë e nisur, ata pinin në shenjë gëzimi; nëse kjo punë nuk mbaronte mirë, ata pinin sërish, me shpresën për një të ardhme më të mirë; nëse humbisnin, ata pinin për të mos e menduar më humbjen. Dhe nëse nuk kishin asnjë arsye për të pirë..., një pirje do t’ua bënte mendimet të lulëzonin, sepse shumë shpejt, me siguri do të kishin patjetër diçka për të bërë. Nëse ishin të përmbajtur, ata pinin për të dalë pak nga vetja, por edhe kur ishin të dehur, ata donin të pinin edhe më shumë.
Kumbari



Kumbari

Mario Puzzo

Përktheu: Astrit Telegrafi
ISBN 978-99943-604-3-4
440 faqe
Çmimi 900 lekë
Tiranë, 2004

“Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane. Proza e Puzzo-s, është krijimtaria më origjinale e literaturës amerikane pas Hemingway-it.”
Omertá



Omertá

Mario Puzzo

Përktheu: Astrit Telegrafi
ISBN 978-99927-919-1-8
248 faqe
Çmimi 700 lekë
Tiranë, 2004

I pari është Kumbari. Më pas vjen Kumbari i fundit. Tash jemi tek Omertá, suksesi i fundit i një shkrimtari të madh. Bosi plak, Rajmondo Aprile, tashmë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi, për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë,Don Rajmondo thërret nga Sicilia nipin e birësuar, Astor Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare. Tërheqja nga skena e armiqve të betuar, i jep mundësinë rivalit Tomaso Portela të shpërthejë në një luftë të pamëshirshme, në qendër të së cilës ndodhen Astor Viola dhe Aprilët, të cilët i detyruan të ndeshen me një “Cosa Nostra” të re, ku ndershmëria dhe Omertá tashmë janë vlera të harruara.
Kumbari i fundit



Kumbari i fundit

Mario Puzzo

Përktheu: Astrit Telegrafi
ISBN 978-99943-695-5-5
464 faqe
Çmimi 900 lekë
Tiranë, 2005

Don Domeniko Klerikucio, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është “kumbari i fundit”. Qëllimi i tij kryesor është vetëm një: të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare. Las Vegasi me kazinotë, Hollivudi dhe industria kinematografike – dy botë në dukje sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme – krijojnë tablonë e kryeveprës së fundit të Mario Puzos.
Siçiliani



Siçiliani

Mario PUZZO

Përktheu: Astrit Telegrafi
ISBN 978-99943-788-9-9
360 faqe
Çmimi 800 lekë
Tiranë, 2005

Është viti 1950. Majkëll Korleone është afër fundit të dëbimit dyvjeçar në Siçili dhe po përgatitet të kthehet në Amerikë. Ndërkohë, i ati, Kumbari, i dërgon urdhërin të marrë me vete në Amerikë një bandit të ri siçilian të quajtur Salvatore Xhuliano, për ta shpëtuar nga vdekja që po përgatitet për të. Fillon kështu historia e Siçilianit, një njeri që ka në gjak dhunën dhe hakmarrjen, i cili ka guxuar të sfidojë qeverinë e Romës dhe vetë Cosa Nostra-n në emër të drejtësisë dhe lirisë së bashkëvendasve të tij. Veprimet e Xhulianos kanë prekur interesa shumë të thella, nxjerr në shesh aleanca të fuqishme që s’mund të përfliten, thyer pakte të vulosura me gjak e të shkruara në ‘kodin e nderit’. Për mafian dhe për ata që nëpërmjet saj kontrollojnë dhe shfrytëzojnë Siçilinë, kjo është shumë: Don Kryqi, ‘kryetari i kryetarëve’ ka vendosur dënimin me vdekje për Xhulianon. A do të mund Majkëll Korleone të shpëtojë Siçilianin? Tashmë fati i Majkëll Korleones është i lidhur ngushtë me legjendën e rrezikshme të Xhulianos: luftëtarit, dashuruesit dhe Siçilianit të fundit.


Labirinti



Labirinti

Kate Mosse

Përktheu: Sabina Dhrimo
ISBN 978-99956-29-03-8
512 faqe
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2008

‘Një roman inteligjent dhe i këndshëm gjetjeje dhe humbjeje, i gjerë deri në bujari në tematikën e tij historike dhe fare personal në detajet e tij të ëmbla.’ Nicci Gerrard ‘Një libër i madh: Mosse krijon një botë aq të plotë, saqë mua zuri të më merrte malli për të që pa arritur në faqen e fundit. Me më shumë intrigë sesa Dan Broën-i, një gjëegjëzë me thellësi dhe forcë frymëgjatë. Labirinti të mban lidhur që nga faqja e parë, deri në të fundit.
Letra dashurie



Letra dashurie

Gustave Flaubert

Përktheu: Adriana Koxhaj
ISBN 978-99943-741-7-6
216 faqe
Çmimi 600 lekë
Tiranë, 2005

Letrat që Flaubert-i i shkroi Louise Colet ruajnë kujtimet e një “dashurie të pamundur për ta jetuar”, përpirë nga ndjenjat e ndezura të dashurisë dhe pasioni i shkrimtarit për artin e të shkruarit. Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai has gjatë shkrimit të “Zonjës Bovari”, vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.
Venera në pelush



Venera në pelush

Leopold von Sacher-Masoch

Përktheu: Agron Tufa
ISBN 978-99943-741-8-4
248 faqe
Çmimi 700 lekë
Tiranë, 2005

Romani i famshëm dhe njëherazi skandaloz i shkrimtarit austriak Leopold von Sacher-Masoch (1836-1895) “Venera në pelush”, është i dëgjuar për nivelin e tij letrar, po aq sa edhe ç’është i famshëm për nga emri i autorit, prej të cilit ka marrë edhe emrin praktika seksopatologjike – “mazokizmi”. Rreth kësaj vepre kanë shkruar psikanalistë e filozofë të shquar që nga Sigmund Freud dhe shumë prej filozofëve të rinj francezë.
Dhimbje gurësh



Dhimbje gurësh

Milena Agus

Përktheu: Iliriana Stringa
ISBN 978-99956-29-04-5
112 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2008

Romani i dytë i Milena Agus-it, (Mal di pietre / Dhimbje gurësh) e cilësuar nga shtypi si zbulimi letrar i vitit 2007, rrëfenhistorinë e një gruaje, të martesës së saj dhe të dashurisë së saj jashtëmartesore për Veteranin, me të cilin janë takuar në llixha, ku të dy kurojnë “sëmundjen e gurëve”, gurët në veshka, duke i kthyer në sëmundjen e dashurisë. I pritur në mënyrë ngadhënjyese në Itali (më shumë se 120.000 kopje të shitura), në Francë dhe në Gjermani, libri është përkthyer tashmë në 20 gjuhë të ndryshme. “Meqenëse në klasifikimin tim personal, titulli i shkrimtares më të madhe italiane për momentin nuk është zënë, është rasti t’i japim Milena Agusi-it”.
Si t’i joshim gratë



Si t’i joshim gratë

Filippo Tommaso Marineti

Përktheu: Ilirjana Stinga
ISBN 978-99956-29-34-2
136 faqe
Çmim 600 lekë
Tiranë 2010

...Mund të duket sikur libri i Marineti-t që i paraqesim publikut është një sprovë cinizmi dhe trashamanësie., por askush më shumë se Marineti nuk i çmon gratë... Ai e lufton gruan jo për sa ajo është, por si produkt të pasionalitetit egoist të mashkullit oriental dhe të letërsisë romantike. Marineti ngulmon veçanërisht kundër tipologjisë së gruas fatale, snobe, ëndërrimtare, nostalgjike, marrëzisht dhe intelektualisht të ndërlikuar që banon dhe lexon romaet e D’Annunzio-s, si dhe kundër gruas lër-e-zër, hipokrite, fanatike, gjysmë-braktisëse që lexon dhe mbush romanet e Fogazzaro-s.
Ariadna



Ariadna

Anton ÇEHOV

Përktheu: Artian Guskiqi
ISBN 978-99927-939-9-6
80 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2003

E vërteta është se me poetizim të dashurisë, ne nënkuptojmë një nga gjërat që duam, dinjitetin, që shpesh mungon mes nesh dhe, rrjedhimisht, bëhet burim i pafund gabimesh e vuajtjesh. Megjithatë, sipas meje, më mirë që ndodh kështu, pra më mirë të heqim dorë e të vuajmë sesa të ngushëllojmë veten me mendimin se gruaja është grua, ndërsa burri mbetet burrë.
Shërbëtori dhe lavirja



Shërbëtori dhe lavirja

Nina BERBEROVA

Përktheu: Çlirim Kaso
ISBN 978-99927-866-4-7
96 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2003

Për çfarë ëndërron Tania ndërkohë që bota po përmbyset? Për lumturinë. Atëherë Taniusha, të cilën të gjithë burrat e lakmojnë, vendos të nënshtrohet dhe martohet me të dashurin e së motrës. Ajo është e lirë, por ç’mund të bëjë me këtë liri kur është e varfër në Parisin e viteve të çmendura. Portretin ironik dhe mizor të një lavireje me ambicje dhe të njerëzve që e rrethojnë atë, e gjeni duke shfletuar këtë libër që e bëri autoren të njohur në Perëndim.
Lëkurëzeshkët me sy të florinjtë



Lëkurëzeshkët me sy të florinjtë

Ray BraDbury

Përktheu: Erind Myrtaj
ISBN 978-99927-866-9-8
120 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2003

Ray Bradbury është një nga shkrimtarët amerikanë më të njohur në botë. Krijimtaria e tij përfshin romane, tregime, publicistikë, skenare filmash. Vepra e tij është shpërblyer me çmimet më të mëdha letrare, si Çmimi O’Henry, Çmimi Linkoln etj. Kritikët dhe lexuesit bashkohen në mendimin se 451 Farenhait (Farenheit 451 °) - përkthyer edhe në shqip në vitet ’80 - është kryevepra e këtij shkrimtari tepër aktiv deri në ditët e sotme. Megjithatë, tregimet e shkurtra, mbeten pjesa më përfaqësuese në krijimtarinë e këtij autori. Tematika e këtyre tregimeve sillet që nga realizmi kritik e deri tek futurizmi i subjekteve të së ardhmes. Shumë vepra të Ray Bradbury janë ekranizuar dhe përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.
Tregime



Tregime

Rainer Maria RILKE

Përktheu: Eldon Gjikaj
ISBN 978-99927-939-0-2
120 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2003

...Rilkja nuk lëshonte kurrë nga dora diçka po të mos ishte plotësisht e përkryer. Mijëra njerëz mund t’i kenë kaluar fare pranë atij djali të ri me mustaqe të verdha që i vareshin paksa ashtu melankonike, me fytyrë disi sllave e pa ndonjë tipar të veçantë, dhe të mos u ketë shkuar mendja fare se ai ishte poet, madje njëri prej më të mëdhenjve të shekullit tonë...
Tango me Jorge Luis Borges



Tango me Jorge Luis Borges

Alina Diaconú

Shqipëroi: Mira Meksi
ISBN 978-99927-919-4-2
56 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2004

Për herë të fundit e pashë Borgesin në librarinë “Qyteti” ku ai shkonte, në qoshe të rrugës Maipu dhe sheshit Cordoba, pranë kafenesë Saint James, e cila sot nuk ekziston. Të dyja herët që e takova më kërkoi të recitoja në rumanisht Ati ynë. I pëlqente të dëgjonte tingëllimin e kësaj lutjeje në gjuhë të ndryshme të njerëzisë. I përkushtoi një vëmendje të qeshur, ëndërrane dhe të ndezur. Pas këtij takimi në udhë, ai u nis në Gjenevë, për të mos u kthyer më. Ose më mirë për t’u kthyer në këtë formën tjetër, të perëndishme të kujtimit - nga ku s’ka për të ikur më, sepse, për fat, kujtimet nuk vdesin kurrë.
Fjala dhe koburja



Fjala dhe koburja

Joseph Roth

Përktheu: Lindita Arapi
ISBN 978-99943-741-9-2
80 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2005

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por, në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër, si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej-këndej, vizitojnë njëri-tjetrin, përgjojnë njëri-tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.
Netë shqiptare



Netë shqiptare

Joseph Luitpold Stern

Përktheu: Lindita Arapi
ISBN 978-99943-776-0-4
84 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2005

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por, në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej-këndej, vizitojnë njëri-tjetrin, përgjojnë njëri-tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje. Parakalimi i herëpashershëm i personave të gjymtuar që shfaqet në shumë nga këto tregime, duket si metaforë e gjymtimit mendor që ka infektuar kohën tonë.