Letërsi e përkthyer / Poezi

La poesia albanese nelle pagine di un’antologia



La poesia albanese nelle pagine di un’antologia

Abedin Preza

ISBN 978-99943-43-07-6
670 faqe
Çmimi 1000 lekë
Tiranë, 2006

“Kjo punë është një vepër e përkryer dhe madhështore, e kryer nga një dorë e vetme, që përmbledh sintetikisht një pjesë të rëndësishme të perlave përfaqësuese të poezisë sonë, që nga folklori gojor i hershëm e deri tek poetët e ditëve tona. Seleksioni ështe bërë duke respektuar rigorozisht vlerat letrare dhe duke eliminuar me kujdes çdo subjektivizëm. Nga autorët zakonisht nuk është zgjedhur më e famshmja, por shpirtërisht më përfaqësuesja, dhe në këte drejtim mendoj se autori nuk ka gabuar asnjëherë”. Lluka Qafoku
Zotit – a dio



Zotit – a dio

Zef Serembe

Shqipëroi: Xhevahir Spahiu
ISBN 978-99927-919-2-6
48 faqe
Çmimi 300 lekë
Tiranë, 2004

Një shekull më parë, poeti Zef Serembe, - ja për hir të parandjenjës, ja nga bindja e kthjellët për peshën e krijimit të tij, - rimerr në duar poemën madhore A Dio (Zotit), të shkruar herët, në rininë e vonshme, kur porsa kishte shkelur në moshën e burrërisë. Ç’peng e mundonte? Ç’mbetej mangët e duhej thënë patjetër? Mbase kuptimi i jetës së tij, Shqipëria.
Mendje dimri



Mendje dimri

Wallace Stevens

Përktheu: Parid Teferici
216 faqe
Çmim 500 lekë
Tiranë 2008

Avokat dhe drejtues i një kompanie të madhe sigurimesh, poeti i madh amerikan e kërkoi poezinë jo në realitetin e përditshëm, por brenda vetes, duke thurur një rrjetë të veçantë e të habitshme aluzionesh dhe iluzionesh, ku idetë dhe mitet ushqejnë “fiksionin suprem”, në një botë ku vdekja nuk kursen as të bukurën dhe as Zotin. “Realiteti është një klishé, së cilës i shmangemi me anë të metaforës”.
Qyteti pa emër



Qyteti pa emër

Czeslaw Milosz

Përktheu: Mazllum Saneja
ISBN 978-99956-29-00-7
120 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2009

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore. Qe nga viti 1960 Milisz vendoset përgjithnjë në SHBA, ku dha leksione si profesor i gjuhëve dhe letërsive sllave në Universitetin e Kalifornisë, në Berkeley dhe në Universitetin e Harvardit. Më 1980 Czeslaw Milosz nderohet me Çmimin Nobel për letërsinë si dhe marr titullin si një nder humanistet me të denjë të popujve. Vdiq në Krakov, në moshën 93 vjeçare, më 14 gusht 2004.
Kapërcini i oazeve



Kapërcini i oazeve

Maria Luisa Spaziani

Përktheu: Silvana Leka, Parid Teferiçi, Viola Adhami, Elvana Zaimi
ISBN 978-99943-868-0-8
136 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2006

Bëhët fjalë për një libët thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe. Mes hovesh dhe gëzimit, mes trazimit dhe pasionit, Maria Luisa Spaciani ka krijuar një prej përmbledhjeve lirike më të kulluara, më këmbëngulëse, kërcënuese dhe përndjekëse, të pozisë së sotme italiane.
Lëkurës rrjedh shikimi



Lëkurës rrjedh shikimi

Olga Sedakova

Përktheu: Agron Tufa
ISBN 978-99943-868-1-6
136 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2006

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë. Poezitë e saj i përndrit së brendshmi drita e zjarrit të përjetshëm, e dridhshme e alarmike kumbon muzika e fjalës (“dhe fjala fjalës i gjegjet”), ritmet elegante i përcjell asketizmi metaforik, në to ka shumë gjëra të pathëna gjernë fund, aludime që të çojnë në zanafillë të botërave mitke, filozofike e teologjike. Në vargjet e saj janë të ndjeshme vetëtabutë estetike dhe etike, çka është për t’u përshëndetur në këtë shekull më fjalor të diskriminuar, që ushtro ironinë dhe modën në Zotin. Ajo është, si rrallë kush në poezinë ruse, një poete vizionare, e vazhdueshme e denjë e poezisë së madhe të Hlebnikovit, Mandelshtamit, Pasternakut, Ahmatovës, Brodskit etj.
Largësia mes nesh



Largësia mes nesh

Fiona Sampson

Përktheu: Fredi Proko
ISBN 978-99943-43-24-9
104 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2007

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t’i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes largësisë? Sa prej identitetit tonë është thjesht rrëfim. Duke hulumtuar skajet e kuptimit, Sampson freskon të kuptuarit e poezisë si diçka që shkon tej rëndom-gramatikës. E ndikuar prej punës së poetes në rrymën e poezisë evropiane, Largësia Mes Nesh është një qëmtim i psikologjisë dhe seksualitetit të vendosur midis tensioneve të identitetit bashkëkohor Evropian.
E kuqja është blu



E kuqja është blu

Edoardo SANGUINETI

Përktheu: Erion Kristo, Silvana Leka, Parid Teferiçi, Halit Shamata
ISBN 978-99943-695-9-8
88 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë, 2005

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtej avangardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale, i mjaft studimeve kritike, eseve dhe komenteve letrare e kulturologjike, siç janë ato mbi Danten, Paskolin, etj.
Nuk di nëse deti



Nuk di nëse deti

Claudio POZZANI

Përktheu: Silvana Leka
ISBN 978-99943-720-0-9
80 faqe
Çmimi 500 lekë
Tiranë 2005

Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë në botë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është botuar në vitin 2001 në version dygjuhësh me titullin “Saudade & Spleen”.